Pesë sulmues të “rinj” për Barcelonën

Barcelona ka filluar kërkimin për sulmuesin e ri , që do të zëvëndësojë Luis Suarezin (32 vjeç). Së paku këhstu është paralajmërimi nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. E përditshmja spanjolle shkruan se klubi katalanas ka 5 kandidatët për të veshur fanellën e Barcelonës, duke nisur që nga sezoni i ri. Dy kanë kandidatë janë nga Bundesliga, Timo Verner i Lajpcigut dhe Luka Joviç i Aintrahtit të Frankfurtit. Këtu është edhe Maksi Gomez i Selta Vigos, si dhe Kasper Dolberg, danezi i Ajaksit dhe në fund Krishtof Piatek, polaku i Xhenoas.