Petrov mohon tërheqjen e nismës për një referendum të ri për emrin

Pas informacioneve të dhëna nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi se Todor Petrov ka tërhequr nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për të mbajtur një referendum të ri për emrin e shtetit, Petrov tha se Xhaferi po manipulon me publikun dhe mohoi lajmin për tërheqjen e nismës.

“Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po manipulon me publikun, sepse nuk ka treguar se ka dy nisma për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve të nevojshme për shpalljen e një referendumi të detyrueshëm për çështjen e emrit. Iniciativën që e dorëzuam në Kuvend me 24 dhjetor të vitit të kaluar u konsiderua si jo e rregullt. Më 9 janar, dorëzuam një iniciativë të re, të cilat komisionet parlamentare amë e vlerësuan si të rregullt. Kam kërkuar nga Xhaferin që sot të marrë pjesë në seancë, si nismëtar i iniciativës, por nuk mu lejua” tha Todor Petrov, president i Kongresit Botëror maqedonas.

ALSAT