Pianisti Robert Bisha sonte përformon në festivalin Vera e Ohrit

Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha është një nga instrumentalistët më të talentuar të ditëve të sodit. Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard dhe përfshin elemente të folklorit të pasur shqiptar. Pikërisht këtë publiku mund ta ndjekë në Ohër.

Bisha paralajmëron tema interesante dhe specifike nga folklori shqiptar.

Muzika polifonike vokale është ende aktuale në Shqipëri dhe në vitin 2005 u shpall një kryevepër e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit nga UNESCO. “Iso-polifone kor” është përfaqësuesi më i madh i stileve të ndryshme muzikore nga Shqipëria jugore. Deri në fund të Verës së Ohrit, nga artistë shqiptar, shfaqe do të kenë edhe Drilon Çoçaj dhe Elvis Rudi. Më 16 korrik, së bashku me disa artistë të tjerë nga rajoni, do të merr pjesë edhe Ilza Baftiari. Festivali përfundon më 20 gusht.

Miki Trajkovski

Loading...