Piatek kryen testet mjekësore, gati firma me Milanin(video)

Milani ka kryer goditjen e dytë të janarit. Pas Lukas Pakueta, Piatek ka kryer vizitat mjekësore me sukses te Milani. Pritet vetëm firma mbi kontratën për 4 vjet e gjysmë, thuajse 2 mln euro. Disa tifozë të pranishëm përpara klinikës “La Madonnina” kanë brohoritur dhe polaku, i qeshur, ua ka kthyer përshëndetjen me dorë. Sakaq, disa kanë bërtitur “Higuain copë m…”.