Piceria me emrin e Rita Orës (VIDEO)

Të shtunën këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë, para rreth 300 mijë fansave.

Por, në Prizren, është një lokal i veçantë. Piceria “Rita Ora”. Gjithçka në të identifikohet me emrin e këngëtares me nam. Edhe muzika që dëgjohet në të është e vetëm e Ritës, raporton ‘Klan Kosova’.

Pronari Adnani është shprehur se ideja ishte spontane. Ai ka thënë se nuk ka marrë leje nga Rita Ora, megjithatë, shpreson se ajo do ta vizitojë një ditë, përcjell albinfo.ch.

Adnani ishte edhe në koncertin në Prishtinë, megjithatë, nuk arriti të dalë në fotografi me të.

Loading...