Pique “shpërthen” kundër drejtuesve të La Liga-s

Ai iu tha drejtuesve të La Ligas se para se t’i dërgojnë në SHBA, duhet të rregullojnë terrenin në La Liga
Barcelona mori një fitore të vlefshme mbrëmjen e djeshme kundër Real Valladolid me anë të një goli të Dembeles.

Por pas përfundimit të kësaj ndeshje, mbrojtësi i Barcelonës Pique ka reaguar ashpër kundër drejtuesve të La Ligas duke u thënë se përpara se ti dërgojnë në SHBA duhet të rregullojnë terrenin në La Liga.

“Këtu nuk flitet për të luajtur futboll mirë apo jo. Këtu u vu në rrezik shëndeti i lojtarëve. Mund të rrezikoheshim sepse ishte një terren skandaloz dhe i turpshëm. Dhe drejtuesit e Ligës spanjolle, përpara se të vendosin që t’i luajmë ndeshjet në Amerikë për të shitur produktin tonë, bëjnë mirë që të shohin në shtëpi dhe të rregullojmë terrenet”, tha Pique.

Komentet

komentet