Plagoset me thikë 52-vjeçari në Durrës/ Autori: Më ngacmonte gruan

Një 36-vjeçar plagosi me thikë në Durrës një 52-vjeçar mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.Dh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Neës 24 raporton se i plagosuri u gjet nga kalimtaret në trotuar i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku.

36-vjeçari B.Xh. deklaroi në polici se e qëlloi me thikë shtetasin S.Dh. pasi i ngacmonte gruan.

Ai pranoi krimin para oficerëve.

Nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

©Lapsi.al

Loading...