Plagoset një person në mes të Prishtinës

Një person është plagosur në mes të ditës në rrugën ‘Dervish Rozhaja’ të kryeqytetit kosovar, pas një mosmarrëveshje.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30, shkruan gazetametro.net.

Sipas tyre, i plagosuri dhe i dyshuari janë meshkuj shqiptar me shtetësi të Kosovës dhe të njëjtit kishin pasur një mosmarrëveshje.

Mësohet se viktima është dërguar në QKUK për t’u trajtuar, ndërkohë Policia po kërkon të dyshuarin që po vazhdon të qëndrojë në arrati.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndryshe, Prishtina shpesh tronditet me lajme të tilla të shkrepjeve të armëve. Madje vetëm në gjysmen e këtij viti kanë ndodhur rreth 10 plagosje.