Po çfarë thotë Enver Aliu i përmendur nga Menderes Ganiu si personi që e ka mashtruar në ndërtimin e shtëpisë!

Materiali i plasuar mbrëmë në Pa Censurë ku personi Menderes Ganiu, pretendon se i janë bërë një sërë manipulimesh gjatë ndërtimit të shtëpisë, personi i përmendur në material Enver Aliu edhe pse u kontaktua nga Pa Censurë ai nuk deshi që të prononcohet por pas plasimit të materialit Aliu ndërroi mendjen. Më poshtë ju sjellim demantin e tij!

Demant nga Enver Aliu nga Gostivari lidhur me publikimin në portalin PaCensurë.com, Pa Censurë e datës 14.04.2019 e publikuar më ora 16:30

Fillimisht, shprehi indinjatën time ndaj redaksisë së portalit Pa Censurë, lidhur me publikimin e materialit në fjalë që është bë me kërkesë të personit Menderez Ganiu nga Gostivari, për dy arsye kryesore: E para se para publikimit u kontaktuam nga gazetari Nevrij Ademi dhe më pas nga redaktorja Liridona Vejseli të ejten (11.04.2019) më ora 10.51 u kontaktua avokati im ku u sqaruan të gjitha rrethanat lidhur me deklaratën e paraqitësit të rastit se aty nuk ka asnje gjë të vërtetë dhe na u premtua nga ana Juaj se po qe se vendosni ta publikoni do merrni edhe prononcimin tonë me dëshmi që posedojmë kundër argumentet tona, (për këtë do kërkojmë edhe listing nga operatorët përkatës, me urdhëresë së prokurisë), për të cilën gjë më nuk u kontaktuam aspak. E dyta dëshirojmë që të bëjmë me dije se vet hyrja-fillimi e/i informacionit tuaj: “Deri në Pa Censurë ka arritur një video ku qytetari…”, i njejti formulim paraqet gënjeshtër pasi gjatë prononcimit të personit Menderez Ganiu ndëgjohet vet zëri i redaktores Liridona Vejseli e cila e pyet personin rreth rastit dhe në disa here ndërfynë në deklaratën e tij duke i thënë “në shqip, në shqip..” të prononcohet i njejti pasi ai parafrozon në maqedonisht bisedën me përmbaruesen dhe policin. Pra ka të bënë me video të realizuar nga vet ju e jo e dërgur nga paraqitësi i rastit.

Ndërsa për rrethanat-akuzat që janë përmendur nga vetë personi japim këtë demant nga ana jonë dhe me dëshmitë si në vijim:

1. Enver Aliu ka qenë i angazhuar nga ana e Menderez Ganiut që si shokë që nga shkolla e mesme t’i gjenë lokacion në Gostivar dhe të ndërton shtëpinë në atë lokacion dhe të kryen punët ndërtimore të shtëpisë, me çka edhe vet pranon se marrëveshja ka qenë që të bëhet me materialin tim si bartës i punimeve ndërtimore me vlerë prej 80 euro për metër katrorë (pllakë betoni të armuar masivë, me dy zona hekur), ku i pranishëm ishte edhe nipi i tij Ramazan Ibishi nga Gostivari, pastaj u angazhuan edhe mbykqyrës të objektit ndërsa paraprakisht u përgatit edhe projekti i shtëpisë. Pasi u kryen të gjitha punimet dhe mbaroi ndërtimi i shtëpisë deri në fazën e kontraktuar “Karabina” që nën kupton ndërtimin e shtëpisë prej temeli e deri në kulm-çati, i njejti këkoi edhe disa ndërhyrrje tjera ndërtimore dhe punë plotësusese duke thënë se në fund do paguhen të gjitha detyrimet.
2. Pas kryerjes nga ana ime të atyre punimeve në disa here kam tentuar që ta kontaktoj të njejtin i njejti nuk më përgjigjej dhe u detyrova që më datë 23.09.2015 të pranuar nga ana e tij më 28.09.2015 me Paralajmërim për padi ku i jap mundësi që në rrugë jashtë gjyqësore të pastrojmë obligimet e ndërsjella nga marrëveshja jonë paraprake, për të cilën gjë i njejti nuk u përgjigj asnjëhere edhe pse personalisht e kishte pranuar të njejtën. Potencoj se Paralajmërimi për padi personalisht u nënshkrua nga personi në fjalë të cilit iu dha mundësia që gënjeshtrat e tij ti prononcoj nëpërmjet portalit tuaj, që do të totë se ai ishte i njoftuar me procesin gjyqësorë që përgatiteshte ndaj tij për përmbushjen e detyrimit, por duke pasur parasysh ndershmërinë time iu dha mundësia të njejtit që të përmbush obligimin ndaj meje jashtë proceseve gjyqësore, por i njejti nuk e bëri.
3. Më datë 26.10.2015 i përgatis padi bër borxh kundër Menderez Ganiut dhe të njejtën e dorëzoj në Gjykatën themelore të Gostivarit, pasi si gjykatë me kompetencë vendore dhe sendore sipas Ligjit të procedurës kontestimore është kjo gjykatë, pasi i njejti si i paditur jeton dhe ka të paraqitur vendbanim në komunën e Gostivarit. Kjo gjykatë disa herë tenton që të dorëzon ftesën me kopje të padisë të të njejtit, ky i fundit refuzon të pranon duke kthyer ftesën nga dërguesit-postierët me konstatim se “personi nuk posedon adrese të njohur” me çka gjykata në bazë të nenit 77 të Ligjit mbi procedurën kontestimore i cakton përfaqësues të përkohëshëm, dhe seanca vijon gjithnjë sipas procedurës së paraparaë me ligj deri në vendim final ku kalon edhe afati i ankesës me çka është bë edhe e plotëfuqishëm dhe i përmbarueshëm aktvendimi i Gjykatës themelore të Gostivarit K4.nr.119/15 (П4.бр.119/15) të sjellur më datë 15.03.2016, i plëtëfuqishëm më datë 07.04.2016 dhe i përmbarueshëm më datë 18.04.2016. Për këtë padi dhe në senaca nga ana ime si paditës janë dorëzuar dëshmi materiale me ekspertizë adekuate nga ekspert i lëmisë dhe dëshmitar si nga vrojtuesi i punimeve poashtu edhe nga përpiluesi i projektit.
4. Më pas vijoi kërkesa për përmbarim gjegjësisht, Propozimi për përmbarim me fuqi ligjore deri te përmbaruesja Vesna Jakimovska në Gostivar ku edhe mori numrin e lëndës P.nr.1059/16 (И.бр.1059/16) që u dorëzua më datë 18.04.2016, me çka përmbaruesja i mori të gjitha veprimet e përmbarimit dhe e përfundoi me sukses ku kjo lëndë u përfundua në bazë të ligjit në fuqi për përmbarim, të cilat informata më të hollësishme rreth procedurës mund t’i merrni edhe tek përmbaruesja e lëndës. Unë nga përmbaruesja mora vetëm vlerën e borxhit bazë dhe harxhimet procedurale në gjykatë dhe në përmbarues, kamatë nuk ia mora aspak nga borxhliu.
5. I njejti pas disa muajve nëpërmes avokatit të tij Branko Kuzmanoski nga Shkupi deri në Gjykatën themelore të Gostivarit lëshon Propozim për përsëritje të procedurës me çka gjykata e hudh të njejtin propozim si jo propozim jo në kohë i lëshuar me akt-vendim K.PËR.nr.15/2016 (П.ПОВ.бр.15/2016) e datës 27.09.2016-të, me çka i pakënaqur nga ky aktvendim bën ankesë deri në Gjykatën e apelit në Gostivar ku me aktvendim KA.nr.991/17 (ГЖ.бр.991/17) të datës 19.10.2017 e hudh si të pa bazë ankesën.
6. Pas procedurave në gjykatë borxhliu Menderez Ganiu sikur me këtë video që keni përgatitur dhe publikuar Ju më ka paraqitur edhe në Stacionin policor në Gostivar ku me anë të një Raporti të veçantë (Посебен извештај) ПИ.бр.34.2.3.132 nga data 18.09.2017 është dërguar deri në Prokurorinë themelore të Gostivarit në formë të Kallzimit Penal kundër meje dhe dy personave tjerë për vepër penale Kallzim të rejshëm dhe fshehje-shtrembërim të fakteve, me çka Prokuroria themelore e Gostivarit me aktvendim KO.br.401/17 nga data 09.07.2018 e hudh të njejtën si të pa bazë.
7. Sa për dijeni ju njoftoj se personi në fjalë iste i paditur edhe nga realizuesit e tjerë që kanë zhvilluar punë ndërtimore në shtëpinë e tij dhe të gjitha paditë dhe kontestet i ka humbur që do të thotë se ai është personi që gënjen në këtë rast dhe përpiqet që të ndërton shtëpi pa i përmbushur kërkesat ndaj realizuesit të punimeve, që d.m.th. të ndërton shtëpi me borxh.

Këto ishin faktet dhe realiteti rreth çështjes së personit Menderez Ganiu, që unë si Enver Aliu kam realizuar të drejtën time si qytetar i këtij vendi në suaza të ligjive ekzistuese dhe institucioneve relevante. Dhe këtu nuk ka të ben aspak fjalë për ndonjë mashtrim apo diçka tjetër. Por zhgënjimi im nga ana Juaj si redaksi që nuk keni marrë aspak në konsideratë nderin dhe emrin tim si qytetar i ndershëm dhe punëtor që pa hile jam munduar të ushtroj punën time si nëpunës- udhëheqës i arkivit të Gjykatës themelore të Gostivarit dhe pas orarit të punës edhe si punëtor fizik, për të siguruar kafshatën e gojës për mua dhe familjen time me djersë, keni lejuar që të u manipolon nji person i cili aspak nuk jep dëshmi relevante se ka fituar ndonjë proces kundër meje duke njollosur emrin dhe nderin tim dhe të familjes sime duke publikuar të njejtën video e që sot e hënë më janë lajmëruar një numër i kosiderueshëm njerëzish që e kan pa të njejtën. Prandaj edhe npërmjet këtij demanti ju njoftoj se do inicoj poceduara përkatëse kundër personit në fjalë poashtu edhe kundër redaksisë suaj.

Gostivar, Parashtrues i demantit
15.04.2019 ___________________________
Enver Aliu