Policia e Kosovës kompleton arrestimin e Grupit Kriminal malazez, prangos Vujaçiqin dhe Musanoviçin

Janë arrestuar edhe dy personat e tjerë të involvuar në grupin kriminal malazez në Prishtinë.

Indeksonline mëson se Policia e Kosovës ka prangosur Vukan Vujaçiqin dhe Igor Mašanoviçin, të dyshuar për vrasje dhe kidnapime të kryera në Mal të Zi.

Ndërkohë, Njësia Speciale e PK-së të mërkurën kishte arrestuarve të shumëkërkuarin, Mario Millosheviq (38), i cili dyshohet për vrasjen e Radomir Durickovic në Cetinje gjatë vitit 2016.

Bashkë me të në një apartament në lagjen “Kalabria” në Prishtinë ndodhej edhe Djordje Pavicevic (31) nga Nikshiqi i cili raportohet se kishte ikur në fillim të këtij muaji nga një spital ku po vuante dënimin me burg për kidnapim të një personi, rast i ndodhur në Kotor gjatë vitit 2015.

Pjesë e këtij grupi, (jo) rastësisht kishte qëlluar edhe një “valltare” kosovare. Bëhet fjalë për Laureta Zyba, e njohur nëpër kafenet e natës në qytete të ndryshme të Republikës.

Vlen të theksohet se PK-ja në banesën e të arrestuarve, në lagjen “Kalbaria”, kishin gjetur edhe armë zjarri, municione e lëndë narkotike.

Grupi kriminal ishte në kërkim nga INTERPOLI.

Loading...