Policia e Maqedonisë po përcjell zhvillimet në Kosovë, nuk ka rritje të nivelit të gatishmërisë!

Policia e Maqedonisë është duke përcjellur zhvillimet në Kosovë, thonë për Gazetën Lajm nga ministria e punëve të brendshme. zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se edhe pse situate po monitorohet, tani për tani nuk ka ndonjë vendim për rritje të nivelit të gatishmërisë së policisë.
“Kuptohet që ne përcjellim të gjitha zhvillimet që ndodhin dhe varësisht prej zhvillimit të situatës edhe sjellim vendime”, deklaroi Anegllovski duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga Gazeta Lajm.
Situata në Kosovë u tensionua pas arrestimit të pardjeshëm të zyrtarit serb Marko Gjuriq nga forcat speciale të policisë së Kosovës, si dhe pas mbledhjes së komunave serbe në Mitrovicë për të shpallur Asociacionin.
Analistët në Maqedoni shpeshherë kanë paralajmëruar se çdo tensionim eventual në Kosovë mund të ketë implikim edhe në Maqedoni.

Loading...