Policia e serbe nuk e lejon akademikun Hivzi Islami të shkojë në vendlindjen e tij

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëherësh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, Hivzi Islami, sot, në vendkalimin kufitar Muçibabë/Buhiq nuk është lejuar nga Policia kufitare e Serbisë të shkojë në Preshevë dhe Bujanoc.

Ai ishte nisur me familjen për vizitë te familjarët e tij në Bujanoc. Familjarët e tjerë që udhëtonin bashkë me të u lejuan ta kalonin kufirin, ndërsa ai jo pa marrë shpjegime nga policia kufitare serbe.

Islami ka udhëtuar në Preshevë e Bujanovc sa herë ka pasur arsye apo dëshirë pa asnjë problem. Ai është i lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe Preshevë, njofton ASHAK.

Hivzi Islami u lind në Letovicë të Bujanocit më 1946. Ai është demograf, profesor e akademik. Hivzi Islami ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në periudhën 2011- 2014 dhe 2014-2017.

Komentet

komentet

Loading...