Policia jep detaje për pla*gosjen në lagjen Dardania në Prishtinë

Rreth orës 15:00 Policia njofton se ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me a*rmë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes të cilat kanë hasur në vik*timën (i plagosur nga a*rma e zjarrit): M.E mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i cili është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia.

Lidhur me këtë rast policia ka arre*stuar katër persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar tri ar*më zjarri.

“Personat e arrestuar: Sh. C. mashkull 20 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës L. K. mashkull 22 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës dhe Xh. B. mashkull 43 vjeç shtetas i Republikës së Kosovësndodhen në objektet policore ku po intervistohen ndërkohë që i dyshuari i katërt A.K mashkull 23 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në tretman mjekësor nën përkujdesjen e policisë” thuhet në njoftimin e Policisë ku bëhet e ditur se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.