Policia konfiskon 3 qese mari*huanë në Çegran

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar dje (11-prill) prej ora 15 e 55 minuta deri ora 16 e 30 minuta kanë kryer bas*tisje në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të 44-vjeçarit H.M. nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë bas*tisjes e cila është realizuar me urdhër të gjykatësit në kuzhinën verore janë gjetur dhe konfiskuar tre qese najlloni të mbushura me mari*huanë pesha e të cilës është rreth 3 kilogram të cilat janë fotodokumentuar dhe do të dërgohet për ekspertizë.

Personi H.M. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar. Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit kështu që kundër personit H.M. do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.