Pompeo thirrje të gjitha shteteve për të përkrahur forcat e lirisë në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri sot thirrje OKB-së dhe të gjitha shteteve për të qënë në krah të forcave të lirisë të drejtuara nga opozitari Juan Guaido, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

‘’Mos vini në provë vendosmërinë tonë’’, u shpreh kreu i diplomacisë amerikane referuar presidentit venezuelian Nicolas Maduro, për mbrojtjen e diplomatëve amerikanë në Venezuelë, të cilëve u është urdhëruar largimi nga vendi./atsh/