Popov: Nëse shënojmë të parët, Shkëndija e ka të vështirë të na mund

Sezoni i ri 2018/2019 në elitën e futbollit vendor starton me super derbin, Shkëndija – Vardari. Dy skuadrat më të mira viteve të fundit në Maqedoni do të masin forcat në stadiumin e qytetit të Tetovës, aty ku Shkëndija në tre ndeshjet e fundit kampionale nuk dinë për disfatë. Takimi  i fundit mes tyre ishte mbyllur me barazimin 1:1, ndërsa në dy ndeshjet tjera Shkëndija kishte shënuar fitore 2:0 dhe 3:1. Mbrojtësi i krahut të majtë, Goran Popov thotë se nëse skuadra e tij arrinë të shënojë e para në këtë ndeshje, atëherë Shkëndija do ta ketë të vështirë për të mundur ata.

“Do të jemi mysafir të skuadrës që ka respektin tonë, pasi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dëshmuan se kanë shumë kualitet. Megjithatë me Vardarin, Shkëndija gjithnjë ka pasur probleme në të kaluarën, në veçanti në ndeshjet si vendas. Nëse arrijmë të shënojmë të parët në Tetovë, atëherë ata do ta kenë të vështirë të na mundin. Vardari këtë vit ka një skuadër të re, disa përforcime që ju duhet kohë për tu adaptuar, ende nuk jemi njohur mirë mes vete. Andaj edhe ndodhi ajo çfarë ndodhi në Europë. Mirëpo tashmë jemi të fokusuar në ndeshjet në kampionat, dhe normalisht që qëllimi ynë është të luftojmë për vendin e parë” – tha Popov.

“Shkëndija është një skuadër e mirë, kanë më shumë ndeshje se ne pas përgatitjeve, mirëpo ne në Tetovë shkojmë që të mbiluhemi. Unë do të jem real dhe do të them se Shkëndija në letër ka skuadër më cilësore se Vardari, mirëpo të gjithë e dimë se në ndeshje të këtilla vendos, inspirimi, dëshira, motivi…nëse unë dhe bashkëlojtarët e mi hymë maksimalisht në këtë ndeshje, dhe gjithesecili realizon detyrat e dhëna nga trajneri Vasoski, atëherë mund të vijmë deri te rezultati pozitiv” – përfundoi Popov.