Porosia e biznesmenit Lazim Destani: Kosova tani t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik (VIDEO)

Në eventin për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, mes të ftuarve ishte edhe afaristi më i suksesshëm shqiptar Lazim Destani. Gjatë një prononcimi për Lajm.tv, ai uroi që në planin ekonomik vitetet e ardhshme ta gjejnë Kosovën shumë më të zhvilluar. Ai poashtu porositi biznizmenët shqiptarë që të investojnë në Kosovë dhe të hapin vende pune për rininë.

“Uroj që vitet e ardhshme Kosovën ta gjejnë më të zhvilluar ekonomikisht dhe porosis biznismenët e diasporët por edhe ata vendor që të bashkëpunojnë mes vete për të hapur sa më shumë vende punë në Kosovë. Rinia duhet ta gjejë veten dhe kjo do të jetë kënaqësia më e madhe për të gjithë” tha mes tjerash afaristi i njohur shqiptar Lazim Destani.