Porosia e kancelarit austriak për qytetarët e Maqedonisë

Kancelari austriak Sebastian Kurc i ftoi sot qytetarët e Maqedonisë të dalin në referendum për trasuar rrugën drejtë anëtarësimit në NATO.

“Do të doja sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë referendum dhe të deklarohen pro. Nuk është e imja ta bëj vendimin, por si mik i Maqedonisë Ne vlerësojnë se do të jetë pozitive nëse kemi një pjesëmarrje të madhe në referendum”, deklaroi Kurc.

Fushata e referendumit në Maqedoni tashmë ka filluar, ndërsa shumë personalitete botërore kanë paralajmëruar vizita zyrtare në Shkup, për ti dhënë mbështetje këtij procesi. (INA)

Komentet

komentet