President i përbashkët Shqipëri-Kosovë, reagon edhe amasada amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, ku foli për një president të përbashkët.

“Ambasada e SHBA-ve mbeti e zhgënjyer nga deklarata e kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në deklaratën e ambasadës të shpërndarë përmes dy postimeve në Tëitter.

Reagimi i Ambasadës mbërrin një ditë pasi në një intervistë ekskluzive për “Top Channel”, kryeministri Rama tha se fjalia është shkëputur nga konteksti.