Presidenti i La Ligas: Kjo është arsyeja kryesore pse iku Ronaldo

Gjatë një eventi univeristar, presidenti i La Ligas në Spanjë, Javier Tebas ka zbuluar arsyen e vërtetë të transferimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, te Juventus në Seria A, të Italisë. “Ronaldo u largua në Itali për arsye fiskale, për shkak të rregullave të reja, ai do të arkëtojë më shumë të ardhura sesa në Spanjë. Real Madrid e kishte shumë të vështirë të konkuronte me këtë fenomen, dhe ndonëse do të ketë patur edhe aryse të tjera, ky ishte një motiv madhor”, deklaroi Tebas.

Pikërisht në lidhje me fenomenin e largimit të yjeve nga Spanja, sikurse është edhe rasti i legjendarëve Andres Iniesta dhe Fenrnando Torres, që të dy të transferuar në Japoni, kreu i La Liga, Tebas deklaroi: “Disa vite më parë do të isha shqetësuar shumë për largimin e menjëhershëm të kaq shumë yjeve. Nëse shqetësimi do të përshkruhej në masë, atëherë mund të them 9/10. Por tani, me imazhin e markës që kemi, mund të them se shqetësohem vetëm 4/10”.

Loading...