Presidenti iu përgjigjet atyre që refuzuan dekoratat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është përgjigjur shumë personaliteteve të cilët deklaruan se kanë refuzuar dekorimin nga presidenti me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Insjaderi.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebok ka thënë se larguar emrat e së paku 500 personaliteteve të propozuar dhe të vetë propozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit.

“Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetë propozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë”.

“Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar Thaçi.