Presidentit për të fituar në raundin e parë i duhen mbi 900 mijë vota (VIDEO)

Të dielën më 21 prill, mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve.Në raundin e parëfitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota. Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në raundin e dytëshkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë.

Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të raundit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor. Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet tërë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë. Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç.

Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.