Presidentja seksi feston në tribunë dhe dhomat e zhveshjes (Video)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovi, është shndërruar në një tifoze ultrase e përfaqësueses së saj në “Rusi 2018”

Gjatë ndeshjes çerekfinale përballë Rusisë, Kitarovic u shfaq në krah të kryeministrit rus Medvedev, me të cilin shkëmbenin urime për çdo gol të shënuar nga skuadrat respektive.

Por të gjithë fansat e futbollit u “dashuruan” me Kitaroviç, teksa ajo u zhvesh nga kostumi zyrtar për të bërë tifo me fanellën e ekipit kombëtar.

Të shtunën mbrëma në Soçi, fanella e kuqe dhe e bardhë e Kitarovic e tregonte atë shumë seksi, pasi është e njohur edhe për format e përkryera që ka.

Por Kitarovic nuk u ndal vetëm me festimin e “çmendur” të golave në tribunë, pasi pas kualifikimit të Kroacisë me 11-metërsha, hyri në dhomat e zhveshjes së Kroacisë, e marrë prej dore nga trajneri Dalic dhe nisi të festonte bashkë me lojtarët, duke kërcyer dhe brohoritur.

8 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...