Prezantohet smartphone që përthyhet si portofol (FOTO)

Prezantohet një tjetër “mrekulli” nga teknologjia e fundit e telefonave. Një kompani kineze ka prezantuar telefonin e parë që përkulet. Smartphone që u prezantua prej tyre është shumë i veçantë dhe ka formën e një tableti, por përthyhet në mes dhe shndërrohet në një telefon aq të vogël sa mund ta mbajë edhe xhepi.

Tashme telefoni është në shitje online për vlerën e 1.452 paund. ‘The FlexPai’ peshon 320 gramë dhe ka dy kamera në krye. Ekrani i celularit të fjalë nuk mund të thyhet dhe është më i lirë përsa i përket kostos së prodhimit.

Gjithashtu ka më shumë ndriçim se telefonat e tjerë. Ky prodhim duket se është hapi i madh drejt të ardhmes.