Princat e Emirateve të Bashkuara me modelet amerikane në “Jaht Party” (Video)

Fluksi i milionerëve të pasur të naftës në Dubai është bërë ritual veror, ku veturat super-luksoze me ngjyra ari dhe me dizajne të veçanta mund të shihen gjithandej nëpër sheshet.

’Plejbojët’ nga vendet e pasura me naftë si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Kuvajti, me aeroplan i dërgojnë veturat e tyre në këtë qytet, ku kostoja për transportin e një veture kap shifrën e 30.000 dollarëve.

Së fundmi, princi saudit, M. Bin Salamn dhe ambasadori i EBA-së, Yusuf Uteybe janë parë në një ngjarje nate të organizuar në një jaht luksoze ku të pranishëm ishin edhe disa super-modele amerikane të Vitoria Secret.

Pamjet e shpërndara në rrjete-sociale kanë ngjallur reagime të ashpra ndaj këtyre dy princave.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtëm:

Ndryshe, shumica e këtyre princave janë të moshës midis 21 dhe 25. Ata udhëtojnë ne vendet te ndryshme perëndimore sepse jeta në shtëpi është në fakt shumë e rreptë dhe mjaft e heshtur. Ata kryesisht udhëtojnë gjatë verës për argëtim para se të shkojnë në shtëpi dhe të martohen. Prenotojnë zakonisht hotele të mëdha dhe hapësira të shumta për makinat e tyre. Ata janë persona tejet te rezervuar. Nuk duan të merret vesh se kush janë dhe se çfarë bëjnë. Janë të lumtur që njerëzit t’u admirojnë makinat e tyre, por nuk do ta thonë kurrë emrin e tyre