Pritet vendimi për të paraburgosurit e 27 prillit

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot duhet ta marrë vendimin rreth ankesave për paraburgosjet e deputetëve dhe të dyshuarve të tjerë për ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill.

Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, gjykata nuk vonon me vendim, por bëhet fjalë për lëndë të komplikuar, për të cilën nuk mund të pritet të ketë vendim të këtillë. Ai në deklaratën e djeshme theksoi se lënda është në gjykatë kohë më të shkurtër sesa që ishte në Prokurori dhe se vendim me siguri do të ketë sot.

Afati prej 48 orëve për marrjen e vendimit lidhur me ankesat e të paraburgosurve skadoi të enjten.

Të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit janë 35 persona, mes të cilëve deputetë, organizatorë të protestës dhe të punësuar në MPB. Ata sipas aktakuzës dyshohen për rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.