Prokurorët e Speciales hyjnë në një komunë të Shkupit, tërheqin dokumente

Prokuroria Speciale Publike sot është futur në Komunën e Aerodromit. Pas një hetimi të shkurtë, prokurorët hetues kanë marrë gjithë dokumentacionet në kohën kur kryetar komune ka qenë Ivica Konevski.

Prokurorët në PSP kanë dorëzuar libra biznesi, projekte, faktura të cilat në pako janë marrë nga komuna. Makfaks njofton se vizita e prokuroriëve në Komunën e Aerodromit është bërë para disa ditëve.

Nga PSP nuk japin informacione nëse përgatitin hetime për ish-kryetarin Ivica Konevski. Ndërsa detaje nuk kanë dhënë as nga komuna.

“PSP prej më herët përmes një shkrese me letër ka kërkuar nga komuna dokumtete. Komuna i ka dorëzuar dokumtetet e kërkuara. Për më shumë detaje ju lutemi drejtohuni tek PSP-ja”, thanë nga Komuna e Aerodromit.

Përndryshe, Ivica Konevski ka qenë kryetar i Aerodromit dy mandate, gjegjësisht prej vitit 2009 deri në vitin 2017. Në kohën e tij komuna miratoi disa plane urbanistike, që shkaktuan revoltë tek qytetarët.

Komentet

komentet