Prokuroria dhe policia padisin të gjithë ata që posedojnë, publikojnë dhe shpërndajnë përgjime

Në bazë të Kodit Penal dhe Nenit 151, Paragrafi 1 për “Përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik” si dhe nenit 4 të Ligjit për mbrojtje të privatësisë, Prokuria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ngritur kallëzim penal për posedimin, publikimin dhe shpërndarjen e përgjimeve në rrjetet sociale. Sipas këtij vendimi të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë ata individ që do të identifikohen si posedues, botues dhe shpërndarës të përgjimeve, do të kallëzohen për këtë vepër penale dhe ballafaqohen me dënim me burg. Kështu, policia ka njoftuar që ndaj personit Lulzim Alitit nga Kumanova është ngritur kallëzim penal për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit për mbrojtje të privatësisë. Jozyrtarisht, Lulzim Aliti është anëtar i Aleancës së Shqiptarëve të Ziadin Selës dhe ka qenë shof i ish zëvendës ministrit për punë dhe politike sociale, Elmi Aziri. Njohësit e rrethanave implikojnë drejtpërdrejtë strukturat e ASH me publikimin dhe shpërndarjen e materialive ilegale si dhe thirrjet për protesta.