Prokuroria e mbyll rastin e Art Kurtit duke e cilësuar si vetëvrasje

Aktori kosovar, Art Kurti, ka kryer vetëvrasje, kanë konstatuar organet e hetuesisë.

Në muajin prill Kurti ishte gjetur pa shenja jete dhe me plumb në kokë në veturë, në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

“Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës
për rastin e Kurtit.

Vetura e tipit “Tauran” ku Kurti u gjet i vdekur besohet të ketë qenë e shokut të tij.

Së fundmi, Art Kurti kishte qenë këshilltar për rini në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit.

Të afërm me aktorin kanë rrëfyer se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale./Express