Prokuroria ngrit padi për kryetarin e Novo Sellës, e akuzon për trafikim të cigareve

Prokuroria ngrit padi për kryetarin e Novo Sellës, e akuzon për trafikim të cigareve
Prokuroria e Strumicës deri te Gjykata Themelore e Strumicës ka ngritur akuzë kundër pesë personave për trafikim të cigareve, ndërkaq në akuzën e Prokurorisë të dërguar deri te Gjykata është kërkuar që të akuzuarve t’u shqiptohet masa e paraburgimit për katër të akuzuar, njofton Portalb.mk.“Pas mbarimit të procedurës hetimore dhe mbledhjen e materialeve dhe dëshmive verbale në lëndë. Prokuroria Themelore Publike Strumicës sot deri te gjykata kompetente ka dorëzuar akuzë kundër persë personave për kryerjen e veprës penale “trafikim” nga neni 278 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal. Bashkë me akuzën deri te Gjykata Themelore Strumicë është dorëzuar edhe propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit për katër të akuzuar, duke e pasur parasysh se prokurori publik ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e të njëjtës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Të akuzuarit ngarkohen se më 10 korrik të këtij viti, si bashkë-kryerës, duke iu mënjanuar kontrollit doganor janë marrë me trafikim të mallrave të paparaqitura – cigareve me vlerë të konsiderueshme.

Ndryshe, në afërsi të vendkalimit kufitar me Maqedonisë dhe Bullgarisë, në fshatin Badilen, policia i arrestoi pesë persona të cilët kanë trafikuar rreth 3.300 stekë të cigareve me vlerë prej 3.245.589 denarësh, në mesin e tyre ka qenë edhe kryetari i Novo Sellës, Boro Stojçev.

Loading...