Prokuroria vendos 15 muaj heqje lirie për pensionerin që mb.yti kosovaren në Zvicër, familja e saj s’pajtohet me vendimin!

Rreth një vit e gjysmë pas aks.identit të rëndë, nga i cili humbi jetën vajza 19-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Elida Osmani, prokuroria ka kërkuar dë.nim prej 15 muajsh bur.gim për shkaktarin e aks.identit.

Ai është një dentist 81-vjeçar, i cili ka ngarë automobilin e tij me shpejtësi të tejkaluar.

Ajo kishte telefonuar të ëmën dhe i kishte thënë se së shpejti do të vinte në shtëpi. Por Elida Osmani, nxënëse që ndiqte punën praktike në Migros, nuk arriti të kthehej kurrë më në shtëpinë ku e prisnin familjarët.

Atë e go.diti në vijat e bardha për këmbësorët automobili i plakut zviceran, duke i shkaktuar pla.gë të rënda në kokë, nga të cilat ajo nderroi jete pak më vonë. Ai po e ngiste makinën pa pasur leje, pasi që ajo i ishte marrë më herët.

I aku.zuar për vra.sje nga pakujdesia, dentisti 81-vjeçar K.S. mund të dë.nohet me 15 muaj bur.gim pa kusht, sa ka kërkuar prokuroria.

Është për t`u theksuar se i aku.zuari nuk e ka pasur për herë të parë këtë kon.frontim me ligjin. Ai në vitin 2010 qe dë.nuar me marrje të patentshoferit për një muaj, pas një aks.identi të shkaktuar. Ndërsa, kur në vitin 2011 qe kapur duke vozitur tepër shpejt në vendbanim, për të më nuk kishte pardon! I ishte marrë patentshoferi për një kohë më të gjatë, edhe pse ishte ankuar në të gjitha instancat.

Prokurori e aku.zon zviceranin 81-vjeçar se në aks.identin që përfndoi me fata.litet, nuk e kishte vëmendjen të përqendruar te brezi për kalimin e këmbësorëve, por te semafori që ishte 250 metra më larg. Kështu, ai nuk e ka vënë re vajzën, e cila në ato momente e kishte kaluar “zebrën” dhe e kishte god.itur atë me një shpejtësi prej 58 kilometrash në orë.

Aku.za është bërë në Gjykatën e Qarkut të Lenzburgut, Kantoni Aargau.

Familja e Elidës, e cila banonte ne afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti, pas tra.gjedisë që pësoi Elida, është shpërngulur në një lokalitet tjetër: nuk mundeshin të përballonin që çdo ditë t`u kujtohej aks.identi i rëndë ku humbën vajzën e tyre.