Prop.agandisti i Millosheviçit: 110 kosovarët e kthyer nga Siria janë xhiha.distë dhe do t’i sul.mojnë serbët

Analistët në Serbi kanë diskutuar për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë duke thënë se ata ‘do të përhapin edhe më tutje ideologjinë rad.ikale’. Kështu ka thënë Milovan Drecun për tv Pink.

Mediat serbe citojnë deklaratën e ministrit të drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri i cili ka deklaruar se ‘kthimi i këtyre familjeve nga Siria është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.

“Kur ata kthehen nga ai rajon ata nuk do të mund t’ia dalin në procesin e ri-socializimit por sigurisht se do të vazhdojnë të përhapin ideologjinë radikale e cila do të prekë gjithë rajonin. Ata janë të trajnuar nga ushtria për të kryer su.lme te.rr.ori.ste dhe kanë kontakte ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Kosova mund të shërbejë si bazë për rek.rutimin e xhiha.distëve dhe për kryerjen e su.lmeve te.rr.ori.ste. Target i su.lmeve janë popullata e krishterë në veçanti serbët”, ka thënë Drecun.