Protesta në Shkup: “Drejtësi për Almirin, drejtësi për të gjithë”

Në protestën e sotme për rastin e Almir Aliut para Prokurorisë, organizatorët thanë se kërkojnë gjykim të drejtë si dhe gjykata e Prokuroria të vihen në anën e drejtësisë.

“Prokurorët si bartës të detyrës të kryejnë atë me profesionalizëm, kërkojmë të ndërpritet drejtësia selektive, jemi dëshmitarë të gjyqësisë joprofesionale dhe jo të drejtë. Dëshmitarë edhe të shpalljes së shitjes së armës që u krye vrasja e katërvjeçarit. Lëshimet e bëra në procedurën hetuese janë lëshim i kësaj golgote të drejtësisë. Janë këtu edhe animet e prokurorit publik gjatë procedurës, shëtitjes së lëndës për shkak të sabotazhit të drejtësisë në rastin Almir…Prandaj u mblodhëm sot në këto kushte të mos lejojmë këtë, të ndalemi në anën e drejtësisë, kërkojmë gjykim të drejtë për Almirin, drejtësi. Ky shtet duhet ta dëshmojë se do të mbrojë të drejtën për jetë, drejtësi për Almirin, drejtësi për të gjithë”, ka thënë Anita Latifi, pjesëmarrëse në protestë, njofton Medial.mk.

Ndërkohë, Visar Vishka, nga ana tjetër tha se kryeprokurori Jovevski që është zgjedhur nga kjo qeveri, në Kuvend gënjeu se e ka nënshkruar lëndën e rikualifikimit të veprës, Marko Zvërlevski.

“E lusim Jovevskin që ta publikojë dokumentin që e ka nënshkruar kinse Zvërlevski që ta shohim”, ka thënë Vishka.

Para, Prokurorisë publike protestuesit kanë hedhur dhe me fotografi të Almirit të vogël me porosi që autoritetet të zgjohen dhe të vihen në anën e drejtësisë. /Medial.mk/N

Loading...