Pro*testojnë gazetarët në Shqipëri: Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë

Truproja i kryeprokurores së përkohshme të Shqipërisë Arta Markut sht*yu gazetarin Renaldo Salianji ndërsa ai po i drejtonte një pyetje kësaj të fundit.

Ky inc*ident ka indinjuar gazetarët të cilët dje zgjodhën t’i përgjigjen me një protestë simbolike dhu*nës pushtetarë. Gazetarë të rinj që përballen me vështirësi të ndryshme zgjodhën që së paku të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Disa mikrofonë të lidhur me zinxhirë var*ur në derën e hekurt të Prokurorisë ky ishte mesazhi i gazetarëve.

Ky është realiteti që duan të kundërshtojnë. Ata shprehen se janë kundër kufizimeve që ua pamundësojnë të qenit gazetarë.

“Nëse një gazetar dhu*nohet para kamerave si mund të mbrohet një qytetar?”. Kjo është një nga pyetjet që shtrojnë këta gazetarë të vetëdijshëm se një protestë me tone të ulëta që forcën e ka te përmbajtja e fjalëve nuk do mund ta ndryshojë realitetin e hidhur të medias shqiptarë. Megjithatë këta gazetarë shprehen të gatshëm që në organizime të ngjashme të parashtrojnë të gjitha prob*lematikat që has një gazetar i ri sot.