PSD: LDK e VV nuk duan rrëzimin e Haradinajt

Zgjim Hyseni, anëtar e kryesisë së Partisë Socialdemokrate, e ka quajtur hipokrizi sjelljen e LDK’së dhe Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë.

Në emisionin Frontal të T7, Hyseni ka thënë se këto parti po deklarohen publikisht se e duan rrëzimin e Qeverisë, nga ana tjetër nuk marrin asnjë iniciativë për të konkretizuar atë qe e deklarojnë.

“Ka kohë që LDK e VV thonë se po e duan rrëzimin e qeverisë por asnjëra s’po bën asnjë mocion mosbesimi”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PSD’së.

Ai ka thënë se PSD është e gatshme të ofrojë nënshrimet e deputëtëve të saj kurdo që ato i kërkohen për rrëzimin e Qeverisë. Ndërsa nuk ka treguar arsyet pse PSD nuk merr vetë iniciativë për mocion.

“Në momentin që na kërkohen ato nënshkrime, ne i japim nënshkrimet”, ka thënë Hyseni.