PSE KAQ PAPËRGJEGJËSI E SHQIPTARËVE!?

Shkruan: Xhevdet Nasufi

Politikëbërja shqiptare në kohë të fundit realisht është shqetësuese. Po ndërtohet diskurs politik jo vetëm shpërputhës me interesat e kombit por edhe realisht jetësohen veprime që falë gjeostrategjisë amerikane dhe më gjërë mund të agravojn në krizë të thell kombëtare. Fillimishtveprimet e këtilla reflektojn paqartësi por edhe më shumë se kaq mashtrim të madh. Kjo nuk i shkon në mbështetje zhvillimit të demokracisë zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies por as pozitës së gjithëmbarëshme socio-ekonomike dhe politike të shqiptarëve kudo që jetojn në raport me vetvehten dhe të tjerët. E tërë kjo paqartësi dhe katraurë është përpjekje idioteske që e tanishmja apsurde të ketë jetëgjatësi prej të cilës mund të përfitojn vetëm politikat antishqiptare por edhe krerë të caktuar aktual të politikës në Shqipëri Kosovë e Maqedonin e Veriut përkundër favoreve të sotshëm dhe historike:
E para është se shqiptarët janë popull i pashembullt solidar mes tyre në momente krize (kujtoni luf*tën në Kosovë, në Luginë e në Maqedonin Veriore) por edhe me të tjerët dhe me dy shtete në Ballkan;
E dyta është krahas tërë kësaj kemi edhe mikun më të fuqishëm në botë SHBA-në e proverbi thotë “ më mirë një mik se një çiflik”
E treta është se sot populli shqiptar si asnjëherë gjer tani ka parakushte reale të mundshme për të qenë shum më i zhvilluar shum më i pasur shum më evropian dhe i integruar përkrah demokracive liberale por shiqoni se në çfar hollo*kausti është: Kosova është para rihapjes apsurde të dialogut për status me Srbin Shqipëria edhe më keq se para katraurës së vitit 1997 kurse shqiptarët në Maqedonin e Veriut duke promovua joshqiptar në tubime presidenciale përfundimisht groposin Marveshjen Kornizë të Ohrit si shpresën e fundit për shtetformësi të barazuar me maqedonasit për të sviduar vazhdimsin e ndërtimit të shtetit e një etniciteti. Kjo shqiptarët i godet rëndë politikisht i dëmton rëndë ekonomikisht por edhe i largon dhe i vonon dukshëm në proçeset integruese!
Jemi dëshmitar por edhe të vetëdishëm se gjatë tërë kohës së tranzicionit mediatimi ndërkombëtar(Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian) kan qenë element i pashmangshëm në jetën politike të shqiptarëve por mjerisht edhe në mes të forcave të brendshme politike.Ky është sinjal ugurzi.Kjo reflekton mungesë apsolute të vetëdijsimit kombëtar mungesë e bashkveprimit dhe bashkpunimit politikë ndërshqiptar por edhe mungesë apsolute e unitetit për të përparuar dhe zgjidhë çështjet madhore kombëtare siç janë: Konsolidimi i demokracisë në Shqipëri dhe i antikorupsionit konsolidimi i shtetit në Kosovë dhe marëdhëniet me srbët dhe Srbin përforcimin e elementit të shtetformësisë së shqiptarëve në Maqedonin e Veriut. Në variantin edhe më të butë po zbehet gjithnjë e më shum përkrahja e miqëve ndërkombëtarë për shqiptarët me të cilët ndërtuam NATO-n në Shqipëri Shtetin e pavarur të Kosovës dhe elementin për të qenë shtetformues me Marveshjen Kornizë të Ohrit në Maqedonin e Veriut.
Se kjo gjëndje e rëndë dhe shqetsuese duhet tejkaluar me mençuri dhe urtësi është e padiskutueshme.Por referuar praktikave pozitive është e pabesueshme që kjo gjëndje të tejkalohet dhe konsolidohet nga individët dhe figurat që me decenie e kan sajuar dhe shkaktuar vet këtë.Vitaliteti i shqiptarëve dhe individëve që të mbartin përgjegjësi historike për kombin nuk mungon edhe sot dhe as nesër.Atyre duhet tu besojn ata që me apo pa vetëdije ndërtuan të sotshmen e zymt të shqiptarëve në të tre shtetet respektive por edhe ata të tjerët që e kanë në dorë jo vetëm të përcaktojn lirshëm politikbërjen e re shqiptare por edhe të ndërtojn një të ardhme më të mirë për vehte dhe fëmijt e tyre. Ky dhe asgjë tjetër duhet të jet misioni jonë kombëtar.