Pse nuk duhet të pini ujë në shishe plastike?

mafioze në

Uji në një shishe plastike ka shumë pasoja për shëndetin sidomos për mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale.

 

Nga ana tjetër, bisphenoli A qe ndodhet ne shishe ngacmon sistemin hormonal.

Sa më nxehtë të bëjë aq më i ndotur bëhet uji.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se sa më e lartë të jetë temperatura e ambientit aq më shumë rritet përqëndrimi i antinomit (dyfishohet) dhe në këtë mënyrë rritet edhe rreziku për organizmin.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj është që të hidhni shishet qe kanë qëndruar për shumë kohë në të ngrohtë.

Studiuesit tregojnë se nëse një shishe ujë qëndron për një kohe te gjatë në të ngrohtë apo në diell ai mund të bëhet më i rrezikshëm, sidomos për fëmijët.

Ruajini gjithmonë shishet në frigorifer apo nëpër vendet e freskëta të kuzhinës.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që një gllënjkë ujë i ndenjur shkakton problem, mjafton që mesazhi të kuptohet.