“Pse nuk merret në pyetjet Kadri Veseli nga prokuroria?”, kështu përgjigjet ambasadori britanik

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka dhënë komentuesve mundësinë që ta pyesin në Facebook për çfarë duan.

“I nderuar Ambasador, pse nuk mirret në pyetje Kadri Veseli nga hetuesia e vendit për aferat e Fajdeve dhe shantazheve, a mund të bëni presion mbi hetuesin pak për këtë rast?”, e ka pyetur komentuesi ambasadorin.

Ndërsa, O’Connell i është përgjigjur se këtë pyetje duhet t’ia bëjnë policisë dhe prokurorisë, e jo atij.

“Kjo do të ishte pyetje e mirë për Policinë dhe për Prokurorinë, jo për ne. E kam thënë sa herë se durimi i Komunitetit Ndërkombëtar është i kufizuar ndaj shteteve ku sistemi ligjor në vend se të luftojë kri min dhe korrupsionin, ato duket që i përkrahin. Sepse, nëse kr imi i organizuar ka strehimore, atëherë përdoret për të sulmuar të tjerët në Evropë, dhe kjo është duke ndodhur. Dua që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë që kemi marrëdhënie shumë të mira, por Kosova është duke i dëmtuar miqtë e saj. Nëse na dëmton neve ne ndonjë mënyrë, këto marrëdhënie mund të fillojnë të prishen, dhe ky moment mund të vij shumë shpejt. Kultura e mos-ndëshkueshmërisë duhet të ndalojë menjëherë. E di që ka polic dhe prokuror të guximshëm sepse i kam takuar dhe ata duhet të bëjnë punën e tyre”, ka qenë përgjigja e tij.