PSG ofron 110 milionë euro për yllin e Tottenhamit

Paris Saint-Germaini i ka gati 110 milionë euro për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksenin.
Klubi francez dëshiron që të shtojë kualitet në mesfushë para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve, transmeton Gazeta Express.

Tentativa për kroatin e Barcelonës, Ivan Rakiticin, ka dështuar dhe parisienët iu janë kthyer mesfushorit danez, duke e ditur që Adrien Rabioti nuk është duke e vazhduar kontratën dhe pritet të largohet në vitin e ardhshëm.

Erikseni, i cili ka qenë lojtar kyç për klubin anglez që nga koha kur u transferua nga Ajaxi në vitin 2013.

26-vjeçari po ashtu ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm gjatë kësaj vere në Barcelonë ose Real Madrid, mirëpo është e vështirë që ta lëshojë Tottenhami njërin ndër lojtarin kryesor të skuadrës.

Komentet

komentet