PSZH gati 100 mln euro për yllin e Napolit

Paris Sen Zhermeni është duke bërë një ofensivë të fuqishme për të nënshkruar me mesfushorin Brazilian të Napolit, Allan, njofton kossovapres. President i Napolit është shprehur i hapur për një transferim të mundshëm, por nuk ka ndërmend të lëshojë ‘pe’ dhe kërkon plot 100 milion euro. PSZH e ka të qartë se me De Laurentis nuk ka shaka, dhe nëse thotë 100, nuk e jep as për 99, por vetëm për 100. Ndërkohë mesfushori brazilian është pro këtij transferimi