PTHP: Janë gju.ajtur më shumë plumba nga afër ndaj babait dhe djalit në Sllupçan

Janë gju.ajtur më shumë pl.umba në afërsi të automjetit ku mbrëmë ishin gjetur trupi i babait dhe djalit në hyrje të fshatit Sllupçan ku bëhet autopsia do të bëhet ekspertizë e gjurmëve nga vendi dhe automjeti kumtoi sot prokuroria e cila e ka kryer hetimin.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer hetim në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë ishte gjetur automjeti ndaj të cilit janë gju.ajtur shumë pl.umba. Në hetim ishte konstatuar se nga afër është gjuajtur në automjetin motorik në të cilin kanë qenë dy personat shoferi dhe djali i tij tetë vjeçar. Të dy janë pla.gosur dhe kanë vd.ekur në vendin e ngjarjes” citohet në kumtesën e prokurorisë.

Sipas drejtimit të prokurorit publik kompetent ekipi kontrollues i Ministrisë së Punëve të Brendshme i siguron dhe mer hetime nga vendi i ngjarjes te të cilat do të bëhet ekspertizë.

“Janë gjetur dhe marrë një numër i madh i plumbave të gjuajtur përmes atyre ekspertizave pritet të konfirmohen fakte të rëndësishme në lëndë. Do të bëhet ekspertizë edhe e automjetit në të cilin të dukshme janë shumë gjurmë të sul.mit me ar.më. Është dhënë edhe urdhër për kryerje të autopsisë së trupave” qëndron në kumtesën e prokurorisë.

Prokuroria themelore publike Kumanovë vazhdimisht ndërmerr veprime me qëllim të zbardhjes së tërësishme të ngjarjes.