Publikohen emrat e kosovarëve që u kthyen nga ISIS në Kosovë!

Që nga mëngjesi u ra.portua se katër burrat e kthyer nga Siria mbrëmë në Kosovë me urdhër të Prokurorisë Speciale u ndaluan për 48 orë. Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi përmes një konference të jashtëzakonshme për media tha se arr.estimi i tyre u bë për shkak të dy.shimit se kanë marrë pjesë në lu.ftime në kuadër të grupit te.rr*ori.st ISIS.

Ndaj katër kosovarëve që dy.shohet se ishin me rrezikshmëri të lartë menjëherë hyri në fuqi urdhërarr.esti.

Prokurori Special Sylë Hoxha po në këtë konferencë tha se ndaj këtyre katër personave ka hyrë në fuqi urdhër arr.esti.

“Ndaj këtyre perosnave ka qenë në fuqi urdhër arr.esti. Në momentin që këta ndalohen nga policia sillen në Prokurori” ka thënë Sylë Hoxha.

Por as Hoxha e as Lumezi nuk dhanë detaje se kush janë këta persona.

Gazeta Express përmes shumë burimeve brenda organeve të hetuesisë ka arritur që të mësojë se kush janë kosovarët që lu.ftuan një kohë në zonat e kon.fliktit në Siri për t’u kthyer mbrëmë në Kosovë.

“Agon Misini Arijan Kryeziu (Krujezi) Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci…janë katër burrat që luf.tuan në Siri e tash ndodhen në pra.ngat e poli.cisë” tha ky burim.

Arr.estimin e tyre e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arr.estuar katër luf.tëtarë ata janë ndaluar për 48 orë” tha ai.

E për personat që lu.ftojnë në Siri para disa vitesh shteti ynë ka hartuar një ligj me të cilin çdo person që merr pjesë në luf.tëra të huaja do të dë.nohet deri në 15 vjet bu.rgim.

Lajmi për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë ka bërë bujë mediatike në gjithë botën e kjo u arrit me ndihëm e Amerikës. Bëhet fjalë për 4 luf.tëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).

Por në Siri vazhdojnë të qëndrojnë edhe dhjetëra kosovarë. Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë që gjenden ende në zonat e kon.fliktit. Në vazhdim pritet që edhe ata të kthehen në Kosovë.

Sidoqoftë kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari” i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ndërsa ata po qëndrojnë në një qendër të azilkërkuesve në Vrandioll ku fo.rca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër e mbushur me gra dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Express duke u thirrur në burimet e saja raportoi se gratë dhe fëmijët që po qëndrojnë në qendrën e azilit do të lëshohen te familjet e tyre pas 72 orëve.