Publikohet kumtesa: Enver Hoxha i donte shumë kosovarët!

Komunikim
Enver Hoxha-Tefta Cami: më 18 janar të vitit 1980
Enver Hoxha më dëgjoi me vëmendje dhe pasi mbarova tha: ‘Jam i informuar për punën që bëhet në drejtim të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Këto marrëdhënie po na ecin mirë se ti je ministre e Arsimit dhe Kulturës që vjen nga një familje e madhe patriote. Edhe për vizitën e ministrit të Kosovës jam i informuar se qe një vizitë e suksesshme’.
Pastaj menjëherë Hoxha i ka komunikuar: ‘Ti do të jesh e privilegjuar se sivjet do t’i kthesh vizitën ministrit të Kosovës pra do të shkosh në Kosovë. Ata janë më patriotë se ne këtu sepse po luftojnë për të mbijetuar e përparuar dhe për të ringritur ndërgjegjen kombëtare në kushtet e një regj*imi të dyfishtë të atij titist dhe të shovi*nizmave serbe maqedonase dhe malazeze që po ngrenë krye e po aca*rojnë gjendjen në Kosovë. Edhe unë jam me mendimin tënd. Të mos i lejoni që t’i etiketojnë shqiptarët e Kosovës se ky apo ai është agjent i UDB-së e spiunë. Ata janë e mbeten vëllezërit tanë të një gjaku e të një etnogjeneze historiko-kulturore’”.