Publikohet rritja ekonomike dhe në kuartalin e dytë prej 3,1%!

Rritja e Prodhimit Bruto Vendor në tremujorin e dytë është akoma e lartë në 3.1 për qind, që praktikisht është e pritur duke pasur parasysh që ka pasur zgjedhje presidenciale në atë periudhë, por së bashku me tremujorin e parë prej 4.1 për qind, ajo megjithatë është mesatarisht 3,6 për qind që është mbi parashikimet dhe në buxhetin që fillimisht ishte caktuar 3.2, por më pas u korrigjua në 3.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit të Statistikës, ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje në më shumë sektorë, përkatësisht në industri dhe ndërtimtari. Në tremujorin e dytë, konsumi final është rritur për 2,7% kurse investimet bruto për 11,1% dhe papunësia shënoj rënie në 17,5%.