Publikohet videoja e tretë nga media italiane: Katica Janeva kapet mat, përmendet edhe Zaev(VIDEO)

Media italiane “La Verita” sot publikoi video dhe audio materialin e tretë lidhur me rastin “Reket”, ku dëgjohet Bojan Jovanovski – Boki 13, Jordan Kamçev dhe siç thotë gazetari italian edhe Katica Janeva, e cila siç thuhet është në komunikim të vazhdueshëm, përcjellë INA.
Nga biseda siç theksohet dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit se prokurorja Lile Stefanovska që ka rastin “Perandoria” është nën kontrollin e saj.
Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeministrin Zoran Zaev dhe emri i këtij të fundit përmendet se është në koordinim me Boki 13. Ja videoja e tretë e shpërndarë në mediat në Maqedoninë e Veriut.

Gazeta djathtiste italiane deri tani ka publikuar tre materiale lidhur me rastin “Reket” ku u dhanë 1.5 milionë euro për të ndërprerë dhe mbyllur një procedurë hetimi ku i dyshuar ishte edhe biznesmeni Orce Kamçev në rastin “Perandoria” të hetuar nga Prokuroria Speciale. Paratë u dhanë nga Kamçev në shtëpinë e tij, ndërsa personat e involvuar në marrjen e parave ishin Bojan Jovanovski – Boki 13 si pronar i televizionit 1TV dhe Zoran Kiçeec. (INA)