Pula mbron zogjtë nga shiu, videoja bëhet hit në internet

Ky është momenti i këndshëm kur një pulë përdorë krahët e saj për t’i mbrojtur zogjtë nga shiu në Indi.

Videoja e shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale, shfaq nënën pulë duke qëndruar në mes të rrugës në Viskahpatanm, Indi, me disa zogj të mbledhur nën krahët e saj.

Të paktën pesë zogj mund të shihen duke qëndruar nën krahët e pulës, përderisa shiu bie mbi të, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht stuhisë së shiut, nëna e përballon atë përderisa qëndron në rrugë në vend se të vraponte për t’u strehuar.