Pulla e Jashar Bej Shkupit me gabime gjuhësore “vdjeka në vend se vd.ekja”

Me rastin e 100 vjetorit të vde.kjes së Jashar Bej Shkupit u promovua pulla e re postare me figurën e tij. Por mund të vërehen gabime drejtëshkriomore.

Në vend se të shkruhet 100 vite nga vd.ekja e Jashar Bej Shkupit, shkruhet “vdjeka”.

Pullën e promovuan Postat e Maqedonisë të mbështetur nga Instituti për tr.ashëgimi kulturore dhe Komuna e Çairit.

Ndryshe Jashar bej Shkupi ishte një politikan shqiptar i cili ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit. Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup.

Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e mon.umenteve kulturoro historike të Shkupit.