Punonjësja adminsitratës i gris dokumentat qytetarit

Emisioni BOOM ka sjellë shqetësimin e një qytetari, i cili ka hasur me arrogancën e punonjësve të shtetit.

Para disa ditësh zoti Vadin Avxhi u paraqit në zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për të marrë një dokument qe vërteton se në vitin 1995 deri në 1997 ka qenë në marredhënie pune.

Punonjësja e këtij institucioni në 3 takimet e para i ka thenë që keto vite nuk i ka në sistem.

Me pas zoti Vadin gjen një dokument të cilen e kishte marrë para disa kohesh nga e njëjta zyre ku vërtetohet se ai e ka në sistem këtë periudhë 2 vjeçare.

Këtë dokument ai ia paraqet punonjëses dhe ajo ia rremben nga dora dhe ia gris.

Gjithçka që arrin te shpetojë nga ky vërtetim është një pjesë e vogel letre, të cilën zoti Vadin arrin t’ia shkëpuse nga dora kësaj zonje.

Gazetarja- Të grisni një dokument zyrtar nuk është e ligjshme.

Punonjësja e SHKP –E di, ok e grisa unë sepse në gjykimin tim të parë ai dokumenti është i pavlefshëm ,sepse nuk ekziston në rregjistrat tanë.

Gazetarja- Nëse është i pavlefshëm mund ta çonit në prokurori zotërinë për mashtrim.

Punonjësja e SHKP- Ke të drejtë për këtë. Ky është gabimi im grisja e këtij dokumenti, sepse në momentin e parë kam reaguar instiktivisht dhe prandaj e grisa.

Qytetari – Unë këtu e kam marr , se kam bërë vetë.

Punonjësja e SHKP – Atë letrën e grisa unë në instikt e sipër.

Gazetarja- Zonjë nuk paguheni për instikte, paguheni për të shërbyer.

Punonjësja e SHKP- Po, ke shumë të drejtë.

Gazetarja- Meqë ne kemi të drejtë, ju lutem mblidhini dhe copat e tjera të letrës.

Punonjësja e SHKP- Nuk i mbledh dot më.

Gazetarja- Është problem juaj. Të kam ardhur me një dokument që unë i kam këto vite pune. Ju ma keni grisur këtë dokument.

Punonjësja e SHKP- Është gabimi im.

Gazetarja- Për sa kohë unë e kam marrë me vulë nga kjo zyrë , për mua kjo gjë qëndron sepse nuk e kam bërë vetë.

Qytetari-Ti më the mua, i ke bërë vetë ti këto .Po këtë vetë e kam bërë unë?

Punonjësja e SHKP- Po them që është lëshuar këtu.

Qytetari-Po ti më the e ke fallsifikuar moj zonjë?

Punonjësja e SHKP – Nuk po them që e ke bërë vetë.

Qytetari-Po ju më thatë që e keni fallsifikuar, do të çoj në gjyq më the mua. Nuk e di çfarë më ka mbajtur se nuk e di çfarë do bëja.

Punonjësja e SHKP – Ke shumë të drejtë për atë se ishte gabimi im./Oranews

Loading...