Pushimet nisin edhe për Lyrical Son: I mbushur me jetë

Pushimet kanë nisur edhe për reperin e famshëm, Lyrical Son.

Pas angazhimeve të shumta dhe mbrëmjeve muzikore, reperi ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar, Sarandë, shkruan lajmi net.

Përmes rrjeteve sociale mund të shikoni pamjen e mrekullueshme që Festimi ju sjell nga Shqipëria, edhe pse nuk ka bërë të ditur se nga kush shoqërohet. “I mbushur me jetë”, shkruan ai.

“Princess Diana”, është bashkëpunimi i suksesshëm i kësaj vere me Ledri Vulën, projekt ky që ka thyer rekord shikueshmërie me numrin e klikimeve në kanalin, Youtube.