Puthja forcon zemrën, ju bën të lumtur dhe jua zgjat jetën

Gjatë puthjes rriten të rrahurat e zemrës, çka shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Organet marrin më shumë oksigjen dhe ulet presioni i gjakut.

Puthja nxit çlirimin e kimikateve, të cilat ndezin qendrat e kënaqësisë në tru dhe krijojnë ndjenjën e lumturisë.

Në mesin e tyre janë oksitocina, dopamina dhe serotonina, hormonet që nxisin ndjenjën e euforisë dhe me këtë edhe të dashuruarit dhe lidhjen me partnerin.

Nga ana tjetër, të puthurit e zvogëlon nivelin e kortizolit, hormoni i stresit, çka bën të relaksohemi.

Përveç kësaj, gjatë puthjes rriten të rrahurat e zemrës, çka shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Organet marrin më shumë oksigjen dhe ulet presioni i gjakut.

Prandaj puthja është e mirë për zemrën me kuptimin e plotë të fjalës.

Çiftet që puthen shpesh kanë edhe nivel të shëndetshëm të kolesterinës, çka zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.

Përveç kësaj, sa më shumë që putheni, aq më shumë formësoni muskujt e fytyrës. Në të vërtetë, puthja mund të aktivizojë nga 2 deri në 34 muskuj të fytyrës.

Po ashtu puthja nxit prodhimin e kolagjenit, çka kontribuon në pamje rinore. Me aktivizimin e muskujve ju digjni edhe kalori. Mund të digjni nga 2 deri në 6 kalori në minutë, varësisht nga ajo se sa me epsh putheni. Kjo ndoshta nuk është rruga më e shpejtë për humbjen e peshës, por është më argëtuese sesa djersitja në palestër.